Kushtet e përdorimit
Përditësuar: 21 gusht 2026
Çfarë është shërbimi
PunëtorAI është një punonjës AI për shërbimin e klientit: iu përgjigjet klientëve të biznesit tënd në kanalet që ti lidh (Instagram, WhatsApp, Messenger, chat i faqes) me përmbajtjen që ti i jep. Ti mbetesh përgjegjës për biznesin tënd — PunëtorAI punon për ty, jo në vend të teje.
Kush e ofron
PunëtorAI operohet nga Digita Dev. Kontrata jote për shërbimin është me Digita Dev si operator i PunëtorAI-t.
Llogaria dhe përdorimi i drejtë
Regjistrohesh me të dhëna të vërteta dhe e përdor shërbimin vetëm për komunikim të ligjshëm me klientët e tu. Nuk lejohet përdorimi për spam, mashtrim, apo përmbajtje të paligjshme. Mund të pezullojmë llogari që i shkelin këto rregulla.
Pagesa
Planet janë mujore dhe paguhen paraprakisht; çmimet janë pa TVSH. Kufijtë e bisedave janë të butë — asnjë bisedë nuk ndërpritet në mes, dhe të njoftojmë në 70% dhe 90% të planit. Mund ta anulosh kur të duash; shërbimi vazhdon deri në fund të muajit të paguar.
Përgjigjet e AI-së
PunëtorAI përgjigjet nga përmbajtja që i jep dhe kalon te njeriu kur s'është i sigurt — por asnjë sistem AI nuk është i pagabueshëm. Ti e teston para se ta nxjerrësh live dhe i kontrollon përgjigjet për vendimet e rëndësishme.
Të dhënat
Si i trajtojmë të dhënat e tua dhe të klientëve të tu përshkruhet te Politika e Privatësisë. Privacy Policy →
Kontakt
Për çdo pyetje rreth këtyre kushteve, na shkruaj në info@punetor.ai.
