PunëtorAI
Hyr

Punonjësi i vetëm që nuk ankohet kurrë për turnin e natës.

PunëtorAI është agjenti digjital që iu përgjigjet klientëve në Instagram, WhatsApp, Messenger dhe web për 10 sekonda. Pa pushim kafeje, pa leje vjetore, 24/7.

Klienti · 10:36

Sa kushton transporti për në Durrës?

PunëtorAI · 10:36

Transporti për në Durrës kushton 300 lekë. Cilin produkt doni të porosisni?

✓ Lead i ri

Klienti pyeti për transportin në Durrës.

›

DRAMAT E MESAZHEVE NË DM

Klientët e sotëm kanë durimin e një fëmije.

Nëse nuk iu përgjigjesh shpejt, ata nuk presin. Klikojnë reklamën tjetër, shkruajnë te faqja tjetër dhe blejnë atje. Kur përgjigja vonon, ti nuk po bën tregti — po bën bamirësi për konkurrentët e tu.

~6sek

koha mediane e përgjigjes në Instagram, Messenger dhe WhatsApp. Matje jona, në hapësirën tonë të punës, tetor 2026.

24/7

Përgjigjet edhe natën, në fundjavë dhe në festa.

4kanale

Instagram, Messenger, WhatsApp dhe chat-i i faqes, në një panel.

Trusted by

HazeALER Global LogisticsTrium CommunicationsDigita

SI FUNKSIONON

Zakonisht gati brenda një dite.

01

Mësoje me biznesin tënd.

Ngarko listën e çmimeve, katalogun e produkteve dhe pyetjet e shpeshta (FAQ). Ushqeje me informacione nga biznesi yt, njëjtë siç do përgatitej një punonjës i ri.

02

Lidh kanalet e komunikimit.

Instagram DM, WhatsApp, Facebook Messenger apo Live Chat-i i faqes tënde. Instagram dhe Messenger lidhen me disa klikime; WhatsApp dhe widget-i kërkojnë një verifikim një herë.

InstagramFacebookWhatsAppLive chat

03

Agjenti fillon të përgjigjet.

AI-ja iu përgjigjet pyetjeve për çmimet, disponueshmërinë, oraret e punës apo porositë në kohë reale. Shumica e mesazheve marrin përgjigje brenda sekondave, me gjuhën dhe tonin e markës tënde.

✦ MODULI I SIGURISË

Mëson dhe përmirësohet çdo ditë.

AI përgjigjet vetëm nga informacioni yt. Kur nuk e di, ta kalon ty. Ti përgjigjesh një herë, e konfirmon, dhe herën tjetër e di vetë.

  • Vetëm nga informacioni yt: Mbrojtje e imazhit nga përgjigjet e pambështetura.

  • Njoftim i menjëhershëm: Të sinjalizon me kontekstin e plotë të bisedës kur kërkohet ndërhyrja jote.

  • Evolucion i vazhdueshëm: Çdo bisedë e bën agjentin tënd më të mençur për klientin e radhës.

PunëtorAI · Inbox

A bëni ndërrim për dhurata pas festave?

PSE U NDAL: S'KISHTE PËRGJIGJE

→ Kaluar te ti · me kontekstin e plotë

MËSOJE & PËRGJIGJU

✓ U mësua — herën tjetër e di vetë.

Klienti mori përgjigjen tënde.

PSE PUNËTORAI ËSHTË MË PUNËTOR SE ÇDO PUNONJËS

Jo një chatbot me bateri të dobët. Një agjent super punëtor dhe i palodhur.

PUNONJËSI ME RROGË

PUNËTORAI

Të kërkon rritje rroge çdo 6 muaj

Ka vetëm një abonim fiks (dhe nuk kërkon bakshish)

«Jam me raport sot»

Punon edhe më 31 dhjetor në 23:59

Fillon punën pasi pi kafen e parë

Përgjigjet për 10 sekonda (edhe pa kafe)

Harron çmimet e katalogut të ri

Mban mend çdo produkt, çmim, rregullore e politikë

Gati për të rritur shitjet dhe përmirësuar shërbimin?

Bëhu pjesë e bizneseve që nuk humbasin klientë nga vonesat në përgjigje. Rezervo një demo dhe shiko PunëtorAI-n me pyetjet e biznesit tënd.

Rezervo një Demo →

Demoja është falas. Zakonisht gati brenda një dite.