Pyetjet që na bëjnë më shpesh.
Sa kohë duhet për ta nisur?
Zakonisht një ditë. Ngarkon listën e çmimeve, FAQ-të dhe info për produktet — ose lidh Instagramin dhe e lë të mësojë nga bisedat e kaluara. Pastaj e teston vetë para se t'i përgjigjet klientëve të vërtetë.
A flet vërtet shqip mirë?
Po — shqipja është gjuha e parë, jo një përkthim. Trajnohet me tonin e markës tënde dhe flet edhe anglisht kur klienti shkruan anglisht.
Çfarë ndodh kur nuk e di përgjigjen?
Nuk shpik. Kur pyetja del jashtë asaj që di, ose kur klienti është i nervozuar, ta kalon bisedën ty me gjithë kontekstin — dhe ti njoftohesh në çast.
Ku ruhen të dhënat e mia?
Ruajmë vetëm atë që duhet për t'iu përgjigjur klientëve të tu: përmbajtjen që na jep dhe bisedat e kanaleve që lidh. Ti mund të kërkosh fshirjen në çdo kohë. Detajet janë te Politika e Privatësisë.
Në cilat kanale punon?
Instagram DM, WhatsApp, Facebook Messenger dhe chat-i i faqes tënde — i njëjti punonjës, kudo. Kanalet varen nga plani që zgjedh.
Çfarë ndodh nëse i mbaroj bisedat e planit?
Kufijtë janë të butë: asnjë bisedë nuk ndërpritet në mes. Të njoftojmë kur arrin 70% dhe 90% të planit, që të vendosësh me kohë.
A mund ta anuloj?
Po. Planet janë mujore, pa kontrata afatgjata — anulon kur të duash dhe punonjësi mbaron turnin në fund të muajit të paguar.
S'e gjete përgjigjen? Na shkruaj në WhatsApp
